Wholesale

Kompania jonë me përvojë shumëvjeçare, zotëron magazina për tregtimin e materialeve të ndërtimit në disa qytete të Shqipërisë si: Tirana (në Kombinat, afër Kthesës së Kamzës, në Kamëz (Mullet), në Durrës (Shkozet), Laç (në Shënkoll, Gjorm), Lezhë (në Rrilë) etj. Kompania ka 1800 klientë dhe 750 furnitorë, me të cilët kemi një bashkëpunim shumë pozitiv me përfitime të mira për të dyja palët. Rafaelo 2002 sh.a ka një përvojë disa vjeçare në mbledhjen e skrapit (mbetje hekuri), metale me ngjyra dhe pa ngjyra. Skrapi grumbullohet në depot e kompanive, të cilat janë të pajisura me lejet përkatëse mjedisore dhe tregtohen në Shqipëri, eksportohen në Greqi dhe Turqi. Mbetjet e hekurit përpunohen gjithashtu, duke përdorur mjete të përshtatshme si: presa hidraulike, ekskavator me gërshërë, ekskavatorë grif, vinça etj., dhe gjithashtu një staf të specializuar për këtë fushë si: mekanikë, saldatorë, manovrues, oksigjenues, etj.