Transport

Transport Tokësor

Rafaelo 2002 sh.a zotëron 120 automjete të rënda transporti të llojeve të ndryshme të pajisura me të gjithë dokumentacionin përkatës për transportin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne kryejmë transportin e materialeve të ndërtimit si: hekur, tulla, çimento, etj. Gjithashtu jemi të licensuar për të kryer transport për palë të treta. Me mjete të standardeve moderne, ne u ofrojmë klientëve tanë siguri të plotë për mallrat e tyre, sepse punojmë me përgjegjësi dhe korrektësi. “RAFAELO 2002 TRANS” u ofron klientëve një shërbim cilësor për çdo lloj transporti që u nevojitet bazuar në rregullat në fuqi të Republikës së Shqipërisë për Transportin. “RAFAELO M&M” sh.p.k është një nga kompanitë tona prestigjoze që operon në fushën e transportit të çimentos me shumicë.

Transport Detar

Si lider në transport, Rafaelo 2002 sh.a operon edhe nëpërmjet transportit detar. Ne zotërojmë 3 anije mallrash me tonazh të lartë, të cilat kryejnë transporte në emër të kompanisë dhe transportojnë te palët e treta në Mesdhe dhe Detin e Zi. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë prej disa vitesh me kompaninë COLACEM, një nga liderët botërorë në prodhimin e çimentos në Itali. Anijet tona transportojnë mesatarisht 117,000 ton klinker në vit nga Italia. Gjithashtu transportojmë 44,691 ton hekur ndërtimi të prodhuar nga kompania greke SIDENOR dhe 43,000 ton skrap (mbetje hekuri), si dhe një sasi të konsiderueshme për palët e treta. Anijet janë të pajisura me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm kombëtar dhe ndërkombëtar. Për të menaxhuar punën e anijeve, na vjen në ndihmë Agjensia jonë Detare dhe Spedicionere “Rafaelo” në Durrës, pranë Portit të Durrësit dhe në Shëngjin pranë Portit të Shëngjinit, i cila ka një staf të kualifikuar, me përvojë të gjatë në këtë fushë.