Prodhimi

Impianti i Prodhimit të Inerteve

Kompania “Rafaelo 2002” sh.a është e njohur edhe në prodhimin e materialeve inerte si granili dhe rëra, një prodhim cilësor me makineri të standarteve europiane. Për transportin e inerteve disponojmë 25 makina inertesh vetëshkarkuese. Investimi i këtij projekti perfundoi në gusht 2008 dhe përbëhet nga makineri të teknologjisë të tipit VOLVO, të vitit të prodhimit të 2007-ës. Projekti arriti në vlerën prej 2.5 milion euro. Ky impiant kryen përpunimin e inerteve të cilat merren nga depozitimet e lumenjve dhe nxjerr fraksione të të gjitha llojeve të rërës dhe granilit të lumit.

Impianti i Prodhimit të Betonit

Gjithashtu një ndër prodhimet kryesore dhe cilësore të kompanisë është betoni i markave: beton M 100, beton M 150, beton M 200, beton M 250, beton M 300, beton M 350. Kompania jonë zotëron 15 betoniere për transport betoni dhe jemi të gatshëm të kryejmë furnizime me beton 1500 m3 për 24-orë. Gjithashtu disponojmë 3 pompa betoni me një gjatësi prej 36 deri në 44 metra.Investimi total i impiantit të betonit arrin në vlerën 4.9 milion euro dhe përbëhet nga makineri të teknologjisë greke të vitit të prodhimit 2008, i cili hyri në prodhim në janar të vitit 2009. Impianti është i shtrirë në një hapësirë të mjaftueshme për mirë funksionim, çka nënkupton se në atë pikë kemi përqëndrimin e një pike të tregtimit të materialeve të ndërtimit. E gjithë toka, në të cilën është instaluar impianti i betonit, është në pronësi të Rafaelo 2002 sh.a.