Ndërtimi
Kompania jonë e ka zgjeruar aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit, ku ju ofron klientëve të saj cilësi dhe komoditet. Apartamente moderne të ndërtuara në pikat kyçe të kryeqytetit, Tiranës dhe vendndodhjeve bregdetare si Golemi dhe plazhi i bukur i Shëngjinit, ku do të gjeni qetësinë dhe pushimin e dëshiruar. Objektet ndërtohen sipas kushteve teknike në përputhje me legjislaturën e shtetit shqiptar. Objektet filluan të ndërtoheshin pas një studimi të plotë gjeologjik, mbi të cilin u bë projekti konstruktiv. Apartamentet kanë hapësira të përshtatshme për funksionalitet komod dhe përmbajnë: zona ditore (banimi dhe gatimi), zona e natës (fjetja) një ose dy banjo dhe ballkon.
1 Kat shërbime, 7 Kate banim + 1 Kat nëntokë në Shëngjin, Lezhë
Sipërfaqe 1773 m2
Godinë banimi dhe shërbimi, 4-6-8 kate + 1 kat nëntokë, Kashar, Tiranë
Sipërfaqe 3788 m2
Godinë banimi dhe shërbimi, 5 kate + 3 kate bodrum, Dajt
Sipërfaqe 4800 m2
Godinë banimi, 7 kate dhe shërbime 2 kate, 1 kat parking nëntokësor, në Unazën e Re
Sipërfaqe 4482 m2
Strukturë turistike, 4 dhe 5 kate + Bodrum + Papafingo, Golem, Kavajë
Sipërfaqe 4980 m2
Godinë pushimi dhe shërbimi, 9 kate + 1 kat parking nëntokësor, e ndarë në godina banimi dhe Hotel në Shëngjin
Sipërfaqe 2700 m2
Godinë banimi, 7 kate dhe shërbime 1 kat, 2 kate parking nëntokësor, në rrugën Jordan Misja
Sipërfaqe 3520 m2
Kompleks banimi prej disa seksionesh, ambjente shërbimi dhe tregtimi, ambjente parkimi, sistemime me të gjithë parametrat tekniko-inxhinierik dhe projekte bashkohore. Të gjitha të ofruara në ambjentet tona, me destinacion Yzberisht, Kashar, Tirane.
Sipërfaqe 19.585 m2








