MAN Albania

Një nga iniciativat e kompanisë sonë ka qenë për të fituar ekskluzivitetin e importit të produkteve të kompanisë së mirënjohur “MAN”.  Kompania “MAN” është e njohur në të gjithë botën dhe ka degët e saj në të gjitha vendet e industrializuara dhe tani përfaqësohet në Shqipëri nga kompania “Rafaelo 2002” sh.a. Duke filluar nga ky investim, “Rafaelo 2002” sh.a me mbështetjen e plotë të “MAN”, synon të përmbushë kushtet për klientët e saj me efikasitet duke ofruar një shërbim të plotë, duke filluar nga shërbimi periodik deri në testimin e plotë të automjetit. Kjo pikë e shitjes dhe shërbimit ka një zonë të konsiderueshme shërbimi të përbërë nga 5 kapanone, ku secili shërben dy automjete në të njëjtën kohë. Projekti i kësaj ndërtese u realizua nga studiot më prestigjoze të arkitekturës në Gjermani dhe u konvertua nga studiot e arkitekturës gjermano-shqiptare në Shqipëri. Kështu  ju mund të kuptoni se “Rafaelo 2002” sh.a i kushton vëmendje të veçantë cilësisë së prodhimit dhe shërbimit.