Import – Export

Kompania jonë tregton materiale të tilla si: hekur ndërtimi dhe zgara të të gjitha dimensioneve të importuara nga fabrika e produkteve të hekurit “Sidenor” me vendodhje në Greqi. Gjithashtu tregtojmë hekur ndërtimi të prodhimit vendas nga “Kurum International”. Hekuri shoqërohet me çertifikata të cilësisë dhe është i pajisur me ISO, sipas standardeve evropiane. Çimento nga kompania prestigjoze Colacem në Itali, çimento Titan, tulla nga KID ALB SH.P.K, gëlqere e hidratuar nga Italia MINERMIX, një nga liderët botërorë në prodhimin e gëlqeres, e pajisur me fletë analizë dhe çertifikata origjine, nga e cila rezulton se ky material është i vetmi që garanton bardhësi, pastërti dhe përhapje shumë të mirë në mur, e cila ndikohet nga cilësia e shkëlqyeshme e gëlqeres. Polisterol dhe shumë materiale të tjera, të një cilësie shumë të lartë, me çmimet më të mira në treg. Ne gjithashtu kryejmë transportin e materialeve në destinacionin e kërkuar nga klienti. Aktualisht ne importojmë – eksportojmë me vende të tilla si: Greqia, Maqedonia, Gjermania, Italia, Turqia, Egjipt etj.