Hidrocentrale

Në vitin 2013, Rafaelo 2002 sh.a fitoi dy koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë lumit Gjadër, i cili derdhet në lumin Drin, kapaciteti total i instaluar i të cilit është 14,920 kW dhe prodhim mesatar vjetor 63,430,800 kWh, dhe hidrocentrali Lumzi që do të ndërtohet në rrjedhën e Roshit, me një kapacitet total të instaluar 13,640 kW dhe një prodhim mesatar vjetor të energjisë prej 52,400,000 kWh. Koncesionet u dhanë për një periudhë 35 vjeçare nga data e hyrjes në fuqi. Ne kemi kryer projekte tekniko-ekonomike dhe mjedisore për ndërtimin dhe funksionimin e hidrocentraleve të lartpërmendur. Fokusi ynë është t’i japim një rol parësor prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike përmes ndërtimit të hidrocentraleve të reja. Ne e konsiderojmë këtë një element të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë, prandaj jemi të përkushtuar për krijimin dhe zhvillimin e tregut të brendshëm dhe të jashtëm për prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike. Ne posedojmë kapacitetet e nevojshme tekniko-financiare dhe aftësitë menaxheriale për realizimin e këtyre projekteve madhore.